Google prezantoi dark mode për aplikacionin Gmail

Press Online
Read Time1 Minute, 1 Second

Kompania Google e ka filluar aplikimin e dark mode për aplikacionin e vet Gmail të dedikuar për sistemet operative Android dhe iOS.

Nga Google deklaruan se për ata që tashmë e përdorin Android 10 ose iOS 13 dhe e kanë të aktivizuar Dark Mode në nivelin e sistemit, Gmaili automatikisht do të përshtatet në Dark Mode, shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, Dark Mode do të aktivizohet nëse përdorni smartphone Pixel dhe e keni të aktivizuar modalitetin e kursimit të baterisë. Nëse jeni duke përdorur versione më të vjetra të Android ose iOS, do të duhet ta kërkoni dark mode në konfigurime.

Për të parë nëse dark mode është në dispozicion për ju, hapeni aplikacionin Gmail, zgjidhni konfigurimet, dhe nëse e shihni opsionin e ri “Theme”, do ta aktivizoni dark mode.

Nëse ende nuk e shihni këtë opsion, mos u shqetësoni, Google ka theksuar që ngadalë po e prezanton modin e ri. Ky proces do të zgjasë pak më shumë se 15 ditë, si për Android ashtu edhe për iOS.

Gjithnjë e më shumë aplikacione po e prezantojnë dark mode, i cili është gjithnjë e më i popullarizuar.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Microsoft paralajmëron Surface Pro 7 me korniza më të vogla

Microsoft pritet të lansojë Surface Pro 7 të ri gjatë javës tjetër, dhe më shumë informacion sugjerojnë se kompania mund të shfaqë dy variante të të njëjtit model. Sipas raportimeve, Microsoft mund të prezantojë një version të rifreskuar të modelit aktual Surface Pro me disa modifikime të vogla, por edhe […]