Anulohet zgjedhja e gjykatësve, 96 kandidatë garojnë për 6 vende në Apel

Press Online
Read Time2 Minutes, 21 Seconds

Zgjedhja e gjashtë gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup u anulua për kohë të pacaktuar. Zgjedhja e gjashtë gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup u anulua për kohë të pacaktuar. Edhe pse kjo pikë ishte lënë si e fundit në rendin e ditës së Këshillit Gjyqësor që zgjodhi këtë të mërkurë gjykatësit e rinj, diskutimi nuk filloi më pas pauzës.

Për gjashtë vende në Gjykatën e Apelit konkurruan 96 kandidatë, gjë që tregon se kjo Gjykatë mbetet e para sa i përket atraktivitetit, në krahasim me gjykatat tjera. Nga kabineti i kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, theksuan se arsyeja për anulimin e zgjedhjes së gjykatësve është mospasja e koordinimit të mjaftueshëm për atë se për cilin prej 96 kandidatëve do votojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Sipas tij, Gjykata e Apelit pret 5 vite që të përzgjidhen kandidatët më të mirë që të punojnë dhe jo të mbingarkohen nga lëndët.

Ndërkohë shkuan qetësisht zgjedhjet në gjykatat e tjera. Këshilli Gjyqësor njëzëri dhe me shumicë badenteri zgjodhi për kryetar të Gjykatës Themelore Shkupi 2 Ilir Sulejmanin. Për të, një anëtare e Këshillit Gjyqësor, e cila e kishte intervistuar, tha se programin për menaxhimin e Gjykatës Civile në katër vitet e ardhshme që e ka shkruar dhe sqaruar Sulejmani, duhet ta lexojë çdo gjykatës dhe anëtar i Këshillit. Gjykatësja administrative, Ismeta Amet, u zgjodh kryetare e Gjykatës së Lartë Administrative. Kryetar i Gjykatës Themelore në Manastir u zgjodh gjykatësi, Mile Dimovski.

Gjykata Themelore e Shtipit zgjodhi për kryetar Gjorgji Andonovin. Në Veles, Këshilli Gjyqësor zgjodhi Lidija Dimovën edukatore dhe gjykatëse me përvojë 33-vjeçare. Kryetar i Gjykatës Themelore të Prilepit u zgjodh Zoran Stevanovski, ndërsa kryetar i Gjykatës Themelore në Dellçevë u zgjodh kryetari i deritanishëm, Mile Gjorgjiev. Amdije Zenku u zgjodh me shumicë badenteri për kryetare të Gjykatës Themelore të Kërçovës.

Kryetare e Gjykatës Themelore në Kriva Pallankë u zgjodh Lubica Cvetkovska – Stojanovska, ndërsa Biljana Tollova është zgjedhur në Gjykatën Themelore të Negotinës.

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska, e cila nuk ka të drejtë vote, nuk erdhi në seancën e sotme për zgjedhjen e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave. Seanca do të vazhdojë me zgjedhjen e dy gjykatësve administrativë dhe për këto vende janë paraqitur 31 kandidatë. Më atraktive parashihet të jetë zgjedhja e 5 gjykatësve në Gjykatën e Apelit, zgjedhje kjo që është lënë për në fund.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

BE-ja ka importuar 3,7 milionë tonë kafe në 2018-ën

Njëzet e tetë shtetet e Bashkimit Europian kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Europiane e Statistikës (Eurostat). Sipas kësaj, 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për […]