BE-ja ka importuar 3,7 milionë tonë kafe në 2018-ën

Press Online
Read Time41Seconds

Njëzet e tetë shtetet e Bashkimit Europian kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Europiane e Statistikës (Eurostat).

Sipas kësaj, 28 shtetet anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Vendi i parë që më së shumti ka eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili.

Ky vend në vitin 2018 u ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.

Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Diçka e madhe po vjen për Dua Lipën

Ka rreth 45 minuta që këngëtarja Dua Lipa po “çmend” fansat e saj. Në fillim postoi një foto me ngjyrë të zezë në Instagram, e më pas një galeri fotosh me një “look” tërësisht të ri, bionde. “Epokë e re. Faleminderit për durimin tuaj. Shihemi shumë shpejt,” shkruan këngëtarja shqiptare […]