Bebe Rexha e thotë ashiqare: Jam ‘hot’

Press Online
Read Time43Seconds

Bebe Rexha është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të pëlqyera në mbarë botën. Së fundmi, 30-vjeçarja i surprizoi të gjithë me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Maleficent 2”.

Këngëtarja shqiptare u shfaq e veshur me një fustan të zi e të gjatë dhe me një dekolte të hapur. Bebe, e cila shpeshherë përmendet për format e saj bombastike, dukej mjaft elegante dhe shkëlqente me këtë veshje.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, 30-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj një foto ku shfaqet vetë ajo dhe krahas saj shkruan: “I’m hot” (jam e nxehtë).

Kujtojmë se Rexha është interpretuesja e kolonës zanore “You Can’t Stop The Girl” të filmi “Maleficent 2”, i cili do të jetë gati për publikun nga data 18 tetor.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Nobeli për letërsi më 10 tetor, bastet preferojnë Kadarenë para Kunderës

Shkrimtari dhe gazetari irlandez Dan Sheehan: A do të marrë fund një ditë pritja e padurueshme e Milan Kunderas? A do të bëhet Salla e Koncerteve të Stokholmit një “pallat ëndrrash” për Ismail Kadarénë? Ismail Kadare me romanin e tij “Pallati i ëndrrave”, është sërish një nga emrat më të […]