HP paralajmëron Chromebook të rinj të konvertueshëm

Press Online
Read Time1 Minute, 24 Seconds

Kompania HP i ka paralajmëruar disa modele të reja të konvertueshme të Chromebookut, duke përfshirë Chromebook x360 12b dhe Chrromebook x360 14b. Laptopët vijnë në madhësi prej 12 dhe 14 inçë, gjë që është e qartë edhe nga emërtimet e tyre, raporton Neowin.

Chromebookët e rinj karakterizohen nga një dizajn i hollë dhe elegant me një trashësi prej 17.3 milimetra për modelin 12 inçësh dhe 18.8 milimetra për atë 14 inçësh, shkruan KOHA Ditore. Janë prej metali, kanë tastiera të ndriçuara, konektorë USB Type-A dhe Type-C etj.

Chromebook x360 12b ka ekran 3:2, me rezolucion prej 1366 x 912 pikselësh. Modeli 14b, nga ana tjetër, e ka një raport të faqeve prej 16:9 dhe vjen në opsionet HD dhe Full HD. Opsionet e procesorit bazohen në modelet Intel, ndërsa është e mundur të zgjedhet çipi me dy bërthama Celeron N4000 ose ai me katër bërthama Pentium. Gjithashtu ofrohet RAM prej 4 GB dhe hapësira për ruajtje prej 32 GB, me mbështetje microSD.

Të dy laptopët kanë mbështetje për lapsat USI, ku bëhet fjalë për një protokoll të dyanshëm komunikimi midis lapsit dhe ekranit. Përveç kësaj, HP Rechargeable USI Pen shoqërues e ka një magnet, i cili mundëson që lapsi të kapet lehtë në pjesën anësore të modelit Chromebook x360.

Përdoruesit marrin mbështetje për aplikacionet Android nga Google Play Store, si dhe mbështetje për Google Assistant. HP Chromebook x360 12b dhe 14b do të jenë në dispozicion me çmime prej 359 dhe 379 dollarë, ndërsa lapsi vjen veçmas në nëntor, me një çmim prej 70 dollarësh.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Prezantohet zyrtarisht OnePlus TV

Pas disa javësh të teaserëve dhe paralajmërimeve, OnePlus TV është prezantuar më në fund edhe zyrtarisht. Bëhet fjalë për televizorin 55 inçësh me panel QLED, ndërsa kompania kineze thekson se TV-ja e ka një dizajn më të përshtatshëm dhe minimalistik me një ekran pothuajse pa kornizë, raporton The Verge. OnePlus […]