Mbrojtja e infrastrukturës kritike, Spasovski: Prioritet në rrugën drejt BE-së

Press Online
Read Time1 Minute, 4 Seconds

Mbrojtja e infrastrukturës kritike, është prioritet në rrugën integruese, potencon ministri i brendshëm, Oliver Spasosvki.

Në fjalimin e tij në konferencën “Infrastruktura kritike – koncepti dhe sfidat e sigurisë”, organizuar nga Friedrich Ebert, numri një i punëve të brendshme potencoi qartë se kjo çështje e rëndësishme kërkon qasje serioze dhe një plan afatgjatë, sepse ky segment është baza e funksionimit të shtetit, sistemit dhe institucioneve të tij.
Spasovski pret sugjerime në këtë drejtim dhe nga ekspertët dhe akademikët për  zhvillimin e strategjisë dhe bazës ligjore për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.
“Në kontekstin e prioriteteve tona sociale për integrimin dinamik në strukturat euro-atlantike, është e qartë pse kemi filluar një proces të rregullimit ligjor dhe institucional të këtij segmenti të sigurisë. Kjo përfshin vlerësimin, analizimin, përcaktimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Në të njëjtën kohë, si një vend kandidat për anëtarësim në BE dhe një anëtar i kohëve të fundit në NATO, ne kemi tashmë përcaktime ligjore të caktuara se si, në çfarë mase dhe në çfarë mënyre duhet të bëhet mbrojtja institucionale e infrastrukturës kritike”, deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Anulohet zgjedhja e gjykatësve, 96 kandidatë garojnë për 6 vende në Apel

Zgjedhja e gjashtë gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup u anulua për kohë të pacaktuar. Zgjedhja e gjashtë gjykatësve të Gjykatës së Apelit në Shkup u anulua për kohë të pacaktuar. Edhe pse kjo pikë ishte lënë si e fundit në rendin e ditës së Këshillit Gjyqësor që zgjodhi […]