Microsofti e planifikon një version modern të tastierës dhe miut ergonomik

Press Online
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Microsofti e ka traditë dhe një lloj hobi që të krijojë shtesa dhe pajisje periferike retro për PC, ndërkohë që raportohet se kompania po planifikon ta lansojë një version modern të pajisjeve Ergonomic Keyboard dhe Ergonomic Mouse, raporton Softpedia.

Raporti nga sajti gjerman WinFuture thekson se prezantimi i këtyre pajisjeve do të bëhet gjatë 2 tetorit, si pjesë e një ngjarje harduerike gjatë së cilës Microsofti do ta prezantojë Surface Pro 7 dhe Surface Laptop 3, shkruan KOHA Ditore.

Siç raportohet, pajisjet e reja periferike do të jenë në dispozicion në ngjyrë të zezë, të kaltër pastel dhe ngjyrë kajsie, në krahasim me versionet origjinale që ishin në dispozicion vetëm në ngjyrë të bardhë.

Tastiera dhe miu do të vijnë me teknologji të gjeneratës së ardhshme, përfshirë edhe koneksionin USB (në vend të PS/2). I njëjti raport përmend se Ergonomic Keyboard i ri do të kushtojë 60 dollarë, ndërsa Ergonomic Mouse do të kushtojë rreth 50 dollarë.

Prezantimi i ardhshëm i Microsoftit do të jetë i mbushur me njoftime, ndërsa kompania planifikon produkte të ndryshme në disa fusha kryesore. Përveç laptopëve të rinj dhe periferikëve të përmendur, pritet edhe Surface i ri i palosshëm me konfigurimin me dy ekrane.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Microsofti i ka bllokuar disa lloje fajllash për Outlook

Një nga mënyrat më të popullarizuara për përhapjen e malware është dërgimi i tij në formën e fajllit të bashkangjitur (attachmentit) në inboxin e dikujt, me kërkesën që personi ta hapë fajllin në fjalë. Për ta zvogëluar këtë lloj keqpërdorimi, Microsofti i ka shtuar disa ekstensione shtesë për fajlla në […]