Microsofti i ka bllokuar disa lloje fajllash për Outlook

Press Online
Read Time1 Minute, 2 Seconds

Një nga mënyrat më të popullarizuara për përhapjen e malware është dërgimi i tij në formën e fajllit të bashkangjitur (attachmentit) në inboxin e dikujt, me kërkesën që personi ta hapë fajllin në fjalë.

Për ta zvogëluar këtë lloj keqpërdorimi, Microsofti i ka shtuar disa ekstensione shtesë për fajlla në listën e vet për bllokim, gjë që do t’i parandalojë përdoruesit e Outlookut që t’i shkarkojnë ato, raporton Neowin.

Microsofti thekson se këto lloje të fajllave kryesisht përdoren rrallë nga përdoruesit e biznesit dhe kompanitë, kështu që vendimi për bllokimin e tyre nuk do të ketë ndikim të madh në ta, por nëse ekzistojnë ata që i përdorin këto fajlla, ata mund t’i shtojnë ato në listën AllowedFileTypes në kuadër të objekteve OwaMailboxPolicy, shkruan KOHA Ditore.

Me azhurnimin më të ri, Microsofti po i bllokon disa lloje të fajllave të cilat i përdorin gjuhët Python dhe PowerShell, më pas Windows ClickOnce, Microsoft Data Access Component (MDAC), Windows sandbox, certifikatat digjitale dhe gjuhët programuese Java. Lista e plotë e fajllave të bllokuar është në dispozicion në postimin e blogut të Microsoftit.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

HP paralajmëron Chromebook të rinj të konvertueshëm

Kompania HP i ka paralajmëruar disa modele të reja të konvertueshme të Chromebookut, duke përfshirë Chromebook x360 12b dhe Chrromebook x360 14b. Laptopët vijnë në madhësi prej 12 dhe 14 inçë, gjë që është e qartë edhe nga emërtimet e tyre, raporton Neowin. Chromebookët e rinj karakterizohen nga një dizajn […]