Partitë nisin negociatat për ndryshim në kodin zgjedhor

Press Online
Read Time1 Minute, 52 Seconds

Është zhvilluar takimi i parë i negociatorëve për ndryshime eventuale në Kodin Zgjedhor ose modelin zgjedhor në vend. Grupet e punës të partive politike nuk kanë sjellë asnjë vendim në këtë takim megjithatë pajtohen që hapja e kësaj teme është e nevojshme. Nga BDI-ja janë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së por jo edhe për ndryshim të modelit zgjedhor proporcional me gjashtë njësi.

“Ne si BDI jemi të gatshëm që të diskutojmë mbi ndryshimet e nevojshme të cilat duhet të bëhen, në veçanti nëpërmjet të inkorporimit të rekomandimeve të ODIHR-së dhe OSBE-së. BDI-ja e ka thënë qartazi se modeli përfaqësues me gjashtë njësi zgjedhore dhe proporcional është modeli më i mirë i cili garanton përfaqësimin e komuniteteve të tjera në Kuvend dhe mbetemi në atë qëndrim. Rreth listave të hapura nuk kemi asgjë kundër në rast se bëhet ndonjë edukim goxha serioz i trupit votues për mënyrën e votimit – tha Artan Grubi, BDI.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe VMRO-DPMNE-ja. Partia e Hristijan Mickoskit deklaron se do të vazhdojë të marrë pjesë aktive në negociata.

“VMRO-DPMNE-ja si parti më e madhe opozitare në mënyrë aktive është përfshirë në këto negociata. Fillimisht do të duhet të përqendrohemi në rekomandimet që janë dhënë nga OSBE/ODIHR për tejkalimin ose reduktimin e problemeve që paraqiten në ciklet zgjedhore veçanërisht ata të fundit por edhe në zgjedhjet e vitit 2016. Si parti politike akoma në rend dite nuk e kemi vendosur modelin zgjedhor por qëndrimi im personal është që modeli i shumicës për momentin është zgjidhja më e mirë – u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Fillimin e negociatave e njoftoi një ditë më parë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Sipas saj, është e nevojshme të bisedohet për pastrimin e listës zgjedhore, mënyrën e financimit të partive politike gjatë fushatës, mundësinë e aplikimit të listave të hapura të kandidatëve për deputetë si dhe ndryshimin eventual të modelit zgjedhor. Së fundmi, rishikimin e legjislaturës zgjedhore si të nevojshme e ka cilësuar edhe Presidenti Stevo Pendarovski.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Mbrojtja e infrastrukturës kritike, Spasovski: Prioritet në rrugën drejt BE-së

Mbrojtja e infrastrukturës kritike, është prioritet në rrugën integruese, potencon ministri i brendshëm, Oliver Spasosvki. Në fjalimin e tij në konferencën “Infrastruktura kritike – koncepti dhe sfidat e sigurisë”, organizuar nga Friedrich Ebert, numri një i punëve të brendshme potencoi qartë se kjo çështje e rëndësishme kërkon qasje serioze dhe […]