Studentët të cilët flenë më pak se 7 orë kanë 50% nota më të ulëta

Press Online
Read Time51Seconds

Studentët e kolegjeve, të cilët bëjnë gjumë të rregullt, përkatësisht flenë 8 orë gjatë natës, sidomos në kohën e provimeve, kanë nota dukshëm më të larta në krahasim me ata, të cilët nuk bëjnë orë gjumi sa duhet, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit kanë gjetur se gjumi jo krahas orëve të gjumit, që studentët bëjnë, një impakt në performancën e tyre e ka edhe koha kur ata bien të flenë. Kështu, ata që flenë në orët e vona dhe prapë bëjnë 8 orë gjumë kanë rezultate të dobëta, sikurse ata që nuk bëjnë gjumë të rregullt.

Studimi i publikuar në revistën “Science of Learning” ka gjetur lidhshmërinë në mes të orëve të gjumit dhe performancës akademike.

Ekipi nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts, ka thënë se këto gjetje dëshmojnë edhe një herë rëndësinë që ka gjumi i rregullt në suksesin dhe performancën e njerëzve.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Këto janë shenjat që jep trupi kur nuk e toleron bukën e bardhë

Intoleranca ndaj glutenit është një çrregullim që kohëve të fundit ka prekur shumë njerëz. MIrëpo çfarë është kjo substancë, në cilat produkte gjendet dhe cilat janë simptomat e intolerancës ndaj tij? Gluteni është një proteinë specifike, e cila gjendet në produktet e përbëra nga thekra, gruri dhe aelbi. produktet që […]