“Abbey Road” i “The Beatles” kryeson top-listën britanike në 50-vjetor

Press Online
Read Time1 Minute, 0 Seconds

Klasiku i vitit 1969 i Beatlasave, “Abbey Road”, sot ka bërë një rikthim ngadhënjyes në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe grupi ka thyer rekordin e vet në proces.

Edicionet e përvjetorit të 50-të të albumit e kanë kthyer atë në maje, sipas rangimit të Official Charts Company, 49 vjet e 252 ditë që prej kryesimit 17-javor që përfundoi me 31 janar 1970. Kjo i tejkaloi 49 vjet e 125 ditë ndërmjet përfundimit të qëndrimit në krye të albumit “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band” dhe rikthimit të tij në maja në përvjetorin e vet të 50-të në qershor të vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.

Paul McCartney ka komentuar lajmin duke thënë: “Është vështirë të besosh se ‘Abbey Road’ ende mbahet pas gjithë këtyre viteve. Por prapë është një album tepër i mirë”. Rreth 9 mijë nga totali i shitjeve të kombinuara kanë ardhur në vinyl, duke e bërë atë numër një.

Historia e tabelës së “Abbey Road” në Mbretërinë e Bashkuar është e gjatë dhe interesante, me qëndrime të shumta në bestsellerë. Ka debutuar në vendin e parë në listën që mban datën 4 tetor 1969.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Banditët apo heronjtë e Ballkanit

Shprehja hajdut apo kleft apo ndonjë shprehje identike – u shndërruan në shprehje kryesore në fjalorin e Ballkanit, duke kujtuar kryesisht luftën kundër robërisë, etjen për liri dhe për guximin burrëror, ndërsa në rastin tjetër, mbi anarkizmin, primitivizmin dhe dhunën. Ndërlidhja e hajdutërisë (rebelizmit) dhe Ballkanit, nuk buron domosdo nga […]