Aston Martin për të festuar 100 vjetorin, zbulon një çift veturash që kushton 6.7 milionë euro

Press Online
Read Time1 Minute, 10 Seconds

Aston Martin ka zbuluar një çift të veturave të ri të quajtur DBZ Centenary Collection (koleksioni njëqindvjeçar), për të festuar 100 vjetorin e modifikuesit italian të veturave e partnerit shumë vjeçar të tyre, Zagato.

Në këtë koleksion përfshihet një variant DBS Superleggera vetëm për pista garash, si dhe një version klasik të DB4 Zagato.

Prodhimi është i limituar në vetëm 19 palë, e secili çift kushton 6.7 milionë euro, transmeton koha.net.

DBS GT Zagato është i inspiruar nga DB4 GT Zagato origjinal i vitit 1960.

Kjo veturë do ta ketë motorin e modifikuar të bërë nga Tadel Marek, 4.2 litërsh twin-spark i cili prodhon 380 kuajfuqi ndërsa ka katër shpejtësi manuale e rrotat e pasme aktive.

GT Zagato, i cili është i bërë për pista garash, ka motorin 5.2 litërsh twin-turbocharged V12 i cili prodhon 760 kuajfuqi, e i cili bënë që kjo veturë, sipas Aston Martin, të arrij shpejtësinë mbi 322 kilometra në orë.

Që të gjithë 19 Aston Martin DB4 GT Zagato Continuation do të prodhohen në fabrikën e tyre në Newport Pagnell të Anglisë ndërsa konsumatorëve do t’u dorëzohet nga fundi i këtij viti.

Ndërsa ai DBS GT Zagato do të filloj prodhimin në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa do t’u dorëzohet konsumatorëve nga fundi i 2020-ës.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Bima shëruese misterioze që rritet vetëm në ishullin Chios të Greqisë

I njohur si “fshati i pikturuar”, Pyrgi është padyshim një nga vendet më të bukur në botë. Vendosur në Chios, ishulli i 5-të më i madh i Greqisë , është i përbërë nga shtëpi të stolisura me gdhendje gjeometrike që përdorin një teknikë të quajtur sgraffito. Pyrgi ka dëshmuar të […]