Bien copëza nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan

Press Online
Read Time28Seconds

Pasditen e djeshme, pjesë të vogla nga tavani i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan kanë rënë në dysheme gjatë mbajtjes së një meshe nga Papa Françesku për shugurimin e katër peshkopëve të rinj.

Fatmirësisht nuk pati asnjë lëndim nga incidenti në fjalë, i cili ndodhi në të majtë të altarit. Për shkaqe sigurie, mesha u ndalua dhe u bë i mundur evakuimi i zonës problematike. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në mars të 2018-s, ku gjithashtu nuk pati asnjë të lënduar./tch

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Irani do të lejojë së paku 3.500 gra ta shikojnë në stadium ndeshjen ndaj Kamboxhës

Irani ka garantuar se të paktën 3,500 gra tifoze të futbollit do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e ardhshme me Kamboxhën, pas kërkesës së prerë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit. Agjencia e lajmeve IRNA, raportoi se “pas kërkesës së FIFA-s dhe premtimeve të Federatës iraniane të futbollit, gratë […]