Black Shark 2 Pro në shitje, duke filluar nga java e ardhshme në Evropë

Press Online
Read Time42Seconds

Fansat evropianë të telefonit Xiaomi Black Shark 2 Pro do të mund ta blejnë një model të këtillë më 9 tetor përmes shitjes së shpejtë. Përveç blerjes së një prej telefonave më të shpejtë për gaming në treg, janë edhe disa përfitime shtesë, raporton GSMArena.

Me telefonin në pako vjen edhe një gamepad falas, së bashku me 50% zbritje për çdo shtesë për gaming, shkruan KOHA Ditore. Gamepadi e ka një çmim të rregullt prej 90 euro ndërsa e shndërron telefonin në konzolë dore. Vetë kontrollori gjithashtu e përfshinë një shtëpizë mbrojtëse në të cilën mund të kyçen dy pjesë të gamepadit.

Më shumë detaje për këtë shitje të shpejtë janë të disponueshme në sajtin BlackShark.com, ku gjithashtu mund të regjistroheni për njoftime rreth shitjes së ardhshme.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

HP rifreskon ekranin Spectre x360: 4K dhe procesorin Ice Lake

HP e prezantoi këtë vit versionin e rifreskuar të laptopit të vet Spectre x360 13. Pajisja i implementon shumë ndryshime dhe përmirësime, njëra prej të cilave është dimensionet më të vogla të përgjithshme falë kornizave të zvogëluara në pjesën e sipërme dhe të posthme. Web kamera është vendosur në kornizën […]