DASH: Palmer e Grenell do të punojnë ngusht për të arritur marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë

Press Online
Read Time1 Minute, 21 Seconds

“Shtetet e Bashkuara shohin një mundësi historike për Serbinë dhe Kosovën që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të normalizuar raportet midis tyre”, i tha Radios Evropa e Lirë një zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Vendimi i presidentit për të emëruar të dërguarin Presidencial për Bisedimet Paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nënvizon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për paqe, stabilitet dhe prosperitet për popullin e Serbisë dhe të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e DASH-it.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar të enjten mbrëma ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguarin e presidencial për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në muajin gusht të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar gjithashtu të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

DASH thotë se zoti Palmer do të punojë ngusht me zotin Grenell për të arritur marrëveshjen gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“I dërguari i posaçëm Palmer gjithashtu do të vazhdojë të punën e tij të rëndësishme për t’ia afruar rajonin Perëndimit, duke punuar me qeveritë në avancimin e reformave dhe për t’i forcuar ato kundruall ndërhyrjeve të jashtme malinje, dhe duke i ndihmuar t’i tejkalojnë çështjet të cilat janë duke penguar aspiratat e tyre evropiane dhe euro-atlantike”, thuhet në përgjigjen e Departamentit amerikan të Shtetit, dërguar Radios Evropa e Lirë.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Shqipëria në mesin e 20 vendeve që po humbin më shumë popullsi

Ndonëse popullsia në të gjithë botën është duke u rritur dhe shumë studiues janë më të shqetësuar për mbipopullimin, disa vende vuajnë më shumë nga shpopullimi. Lëvizjet në masë të emigracionit që janë vënë re në dekadat e fundit e kanë ndryshuar botën në mënyra të ndryshme. Vende si Britania […]