HP rifreskon ekranin Spectre x360: 4K dhe procesorin Ice Lake

Press Online
Read Time1 Minute, 10 Seconds

HP e prezantoi këtë vit versionin e rifreskuar të laptopit të vet Spectre x360 13. Pajisja i implementon shumë ndryshime dhe përmirësime, njëra prej të cilave është dimensionet më të vogla të përgjithshme falë kornizave të zvogëluara në pjesën e sipërme dhe të posthme. Web kamera është vendosur në kornizën e epërme të hollë, së bashku me kamerën IR, raporton Neowin.

Përveç kësaj, modeli Spectre x360 13 inçësh tani vjen me ekran opsional 4K OLED. HP e prezantoi këtë opsion për versionin 15 inçësh të laptopit të vet x360 në panairin e sivjetëm CES, ndërsa tani 4K vjen edhe në një model më të vogël, shkruan KOHA Ditore. Me ekranin 4K, pritet shfaqja e nuancave të vërteta të zeza dhe ngjyrave më të gjalla. Janë edhe profilet e ngjyrave, kështu që është e lehtë ta rregulloni ekranin në varësi të asaj që bëhet.

Ata që nuk e duan ekranin OLED, Spectre x360 13 mund të blihet me ekranin FHD Sure View Gen3.

Procesori i laptopit vjen nga familja e Intelit, Ice Lake, ndërsa në pyetje është çipseti i ri 10nm me grafikë Iris Plus. Mund të zgjidhen modele deri në 15W Core i7-1065G7. Laptopi i ri HP Specter x360 13 do të dalë në treg nga tetori, me çmim fillestar prej 1,099 dollarë.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Së shpejti mbërrin Honor 9X me 8 GB RAM

Në korrik, Honor e prezantoi serinë e telefonave Honor 9X, ndërsa linja përbëhej nga modelet me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë për ruajtje, variantet 6 GB + 64 GB, si dhe modeli 6GB + 128GB. Prodhuesi kinez tani e ka konfirmuar një variant të ri të telefonave, i […]