Infermierja shqiptare, heroina që shpëtoi dy jetë në avion dhe tramvaj

Press Online
Read Time39Seconds

Një infermiere shqiptare që punon në spitalin Vignola të Modenas, në Itali, prej një jave ka spikatur me përkushtimin e saj, duke u bërë shembull pozitiv për ekipet e tjera mjekësore, pasi ka shpëtuar dy jetë.

Lorisa Katra është vetëm 25 vjeç dhe momentalisht është një prej infemiereve më të njohura në Toscana dhe Emilia Romagna.

Në 1 tetor ajo ndërhyri në një tramvaj në Firence, ku i shpëtoi jetën një shtetaseje italiane 60-vjeçare, e cila kishte pësuar një arrest kardiak.

Ndërsa rasti tjetër është shënuar shtatorin e vitit të kaluar, kur një e moshuar italiane që udhëtonte nga Londra në Pisa kishte pësuar takikardi dhe falë ndërhyrjes së infermieres shqiptare, ajo arriti të shpëtonte/A2CNN.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Kosovës i kthehen tre lojtarë të rëndësishëm në kohë të rëndësishme

Tre lojtarë të rëndësishëm janë kthyer te Kosova për dy ndeshjet e këtij muaji. Përzgjedhësi Bernard Challandes, të premten, pasdite ka publikuar listën e futbollistëve, në të cilët llogarit për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Malin e Zi. Në listën e Challandesit janë emrat e 25 lojtarëve, duke përfshirë edhe ata […]