Juventus – Inter, derbi edhe i dy strategëve

Press Online
Read Time1 Minute, 21 Seconds

Kur mori drejtimin e Juventusit në muajin qershor të këtij viti, trajneri Maurizio Sarri pati thënë se dëshiron që mesfushori Miralem Pjaniq të ketë 150 prekje të topit në çdo ndeshje.

Pak muaj më vonë, mesfushori boshnjak duket se është shumë pranë shifrës së premtuar nga Sarri, pasi në ndeshjen e fundit kampionale ndaj SPAL-it, të cilën e fitoi Juventusi 2:0, Pjaniq bëri 127 prekje të topit. Kjo është shenjë se Juventusi i Sarrit ka filluar të marrë formë dhe kjo në kohën më të duhur, para ndeshjes më të rëndësishme të këtij edicioni, shkruan sot Koha Ditore.

Të dielën mbrëma, Juventusi që renditet i dyti në tabelë e viziton Interin, që është lider dhe ekipi i vetëm që ka regjistruar gjashtë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në Serie A. Interi prin me 18 pikë, dy më shumë se Juventusi që këtë edicion po e synon titullin e nëntë rresht në Itali. Ndeshja luhet në Milano dhe nis në ora 20:45. I takon xhiros së shtatë në Serie A.

Edhe Interi për këtë edicion ka trajner të ri, është ish-trajneri i Juventusit, Antonio Conte, që gjithashtu ka bërë ndryshim të madh në lojën e ekipit të tij. Ishte pikërisht Sarri, ai i cili zëvendësoi Conten në verën e vitit të shkuar në krye të Chelseat. Për Conten kjo do të jetë hera e parë që do të luajë kundër Juventusit, ekip me të cilin fitoi tre tituj kampioni rresht (2011-2014). Për shumë kohë ishte edhe lojtar i Juves.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Schengeni, Vishegradi dhe Novi-Sadi

Nga Veton Surroi Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore do të nënshkruajnë aspiratat për treg të përbashkët. Si tutje me një ide lehtë të thyeshme? 1. Thuhet (si edhe për shumë rrëfime të tjera anekdotale që mund të jenë apo jo të vërteta) se ish-kryeministri britanik, Winston Churchill, dikur të ketë […]