Kosovës i kthehen tre lojtarë të rëndësishëm në kohë të rëndësishme

Press Online
Read Time1 Minute, 10 Seconds

Tre lojtarë të rëndësishëm janë kthyer te Kosova për dy ndeshjet e këtij muaji. Përzgjedhësi Bernard Challandes, të premten, pasdite ka publikuar listën e futbollistëve, në të cilët llogarit për ndeshjet me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Në listën e Challandesit janë emrat e 25 lojtarëve, duke përfshirë edhe ata të Milot Rashicës, Benjamin Kolollit e Herolind Shalës. Të tre kanë munguar në ndeshjet e shtatorit për shkak të lëndimeve. Kosovës vazhdon t’i mungojnë dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm, Arbër Zeneli e Hekuran Kryeziu, që kanë lëndime më të rënda, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të hënën nis përgatitjet. Këtë herë do të ketë kohë më të gjatë për t’u përgatitur për ndeshje të rëndësishme. Si pjesë e përgatitjeve do të shërbejë edhe ndeshja miqësore me Gjibraltarin që luhet më 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Miqësorja obligative ndaj Gjibraltarit do t’i shërbejë shtabit teknik për të përgatitur ndeshjen e rëndësishme eliminatore ndaj Malit të Zi, që luhet më 14 tetor, po në “Fadil Vokrri”. Kosovës i duhet fitorja ndaj Malit të Zi për të mbetur në garë për kualifikim në “Euro 2020”.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Yusuff Poulsen, ylli i nënvlerësuar

Sikurse stili i tij i lojës, karriera profesionale e Yussuf Poulsen është e bazuar në një rrugë të vështirë. Edhe tash si yll i shquar te RB Leipzigu, cilësitë e tij shpesh nënvlerësohen, ashtu sikurse në fillim të karrierës si profesionist. Një gjigant i përulur dhe i shoqërueshëm, Poulsen, bëri […]