Loew sërish favorizon Neuerin para Ter Stegenit

Press Online
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, të premten e bëri të qartë se kapiteni Manuel Neuer do të mbetet zgjidhja e parë në portë, kurse Marc-Andre ter Stegen do të jetë zëvendësueses i tij deri pas “Euro 2020”.

Kohët e fundit, në Gjermani ka shpërthyer debati rreth portierit të parë të ekipit, pasi shumica besojnë se vendi i titullarit duhet t’i takojë Ter Stegenit, i cili po shkëlqen te Barcelona. Megjithatë, të njëjtin mendim nuk e ka edhe Loew që vazhdon të besojë te 33-vjeçari i Bayernit, Neuer. Loew edhe pse nuk mohon cilësitë e Ter Stegenit 27-vjeçar, sërish ndihet më mirë me Neuerin në portë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe Ter Stegen muajin e shkuar u ankua për rolin e rezervistit. Deklaratën e dha pas humbjes së Gjermanisë nga Holanda 4:2 në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”. Pas deklaratave të Ter Stegenit, doli presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, që kërcënoi se nuk do t’i lejojë yjet e ekipit që të luajnë për Gjermaninë nëse Neueri nuk mbetet numri një në portë. Hoeness tha se pavarësisht sanksioneve që mund t’i ketë nga FIFA, lojtarët e Bayernit nuk do të luajnë për Gjermaninë nëse Neueri nuk do të jetë zgjedhja e parë.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Juventus - Inter, derbi edhe i dy strategëve

Kur mori drejtimin e Juventusit në muajin qershor të këtij viti, trajneri Maurizio Sarri pati thënë se dëshiron që mesfushori Miralem Pjaniq të ketë 150 prekje të topit në çdo ndeshje. Pak muaj më vonë, mesfushori boshnjak duket se është shumë pranë shifrës së premtuar nga Sarri, pasi në ndeshjen […]