Për gratë boshnjake, s’ka drejtësi e as përfaqësim

Press Online
Read Time55Seconds

Si burrat ashtu edhe gratë i vuajnë pasojat e luftërave, por konfliktet dhe katastrofat humanitare përreth botës i prekin në mënyrë disproporcionale gratë dhe fëmijët. Pos kësaj, zërat e grave rregullisht përjashtohen apo anashkalohen në kohëra paqeje.

Në valën e ujdive politike të dakorduara mes burrash, gratë rëndom mbesin të papërfaqësuara në rolet vendimmarrëse. Kjo gjë shihet qartë në të dhënat e përpiluara nga “UN Women” dhe Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, ku del se në shumicën e proceseve të paqes midis viteve 1992 dhe 2017, vetëm 3 për qind e ndërmjetësve, 3 për qind e dëshmitarëve dhe nënshkruesve, dhe 9 për qind e negociatorëve ishin gra.

Problemi nuk lidhet vetëm me numra, por edhe me ndikimin e grave në vendime politike. Gratë fillimisht duhet të luftojnë për përfshirje, pastaj të pranohen si kontribuuese, dhe vetëm pastaj, ato rrallë herë kanë pushtet më të madh politik për të ushtruar ndikim të njëmendtë./FP

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Pompeo paralajmëron për rrezikun e ndikimit kinez në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, vizitoi të premten Malin e Zi dhe Maqedoninë Veriore, ndërsa paralajmëroi liderët ballkanikë rreth rreziqeve të mundshme nga investimet kineze në teknologji dhe projektet madhore infrastrukturore. Ai tha për më tepër se Kina mund të shfrytëzojë ryshfetin si mënyrë për të siguruar ujdi infrastrukturore […]