Së shpejti mbërrin Honor 9X me 8 GB RAM

Press Online
Read Time56Seconds

Në korrik, Honor e prezantoi serinë e telefonave Honor 9X, ndërsa linja përbëhej nga modelet me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë për ruajtje, variantet 6 GB + 64 GB, si dhe modeli 6GB + 128GB. Prodhuesi kinez tani e ka konfirmuar një variant të ri të telefonave, i cili i ka 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje, dhe do të dalë në shitje nga 1 tetori.

Modeli Honor 9X me 8 GB RAM dhe 128 GB hapësirë për ruajtje do të jetë në dispozicion vetëm në ngjyrë të zezë, shkruan KOHA Ditore. Përveç këtij modeli, nga 1 tetori në shitje do të dalë edhe varianti Honor 9X Holographic Icelandic White edition.

Telefoni e ka një ekran prej 6,59 inçësh IPS LCD me rezolucion Full HD+, dhe punon falë çipsetit Kirin 810. Në pjesën e pasme të pajisjes ndodhen kamerat 48MP + 2MP, ndërsa në pjesën e përparme është sensori pop-up 16MP. Në pjesën anësore të pajisjes ndodhet sensori për gjurmë të gishtave, ndërsa të gjitha furnizohen nga një bateri prej 4000mAh me mundësi të mbushjes prej 10W.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Aston Martin për të festuar 100 vjetorin, zbulon një çift veturash që kushton 6.7 milionë euro

Aston Martin ka zbuluar një çift të veturave të ri të quajtur DBZ Centenary Collection (koleksioni njëqindvjeçar), për të festuar 100 vjetorin e modifikuesit italian të veturave e partnerit shumë vjeçar të tyre, Zagato. Në këtë koleksion përfshihet një variant DBS Superleggera vetëm për pista garash, si dhe një version […]