Yusuff Poulsen, ylli i nënvlerësuar

Press Online
Read Time51Seconds

Sikurse stili i tij i lojës, karriera profesionale e Yussuf Poulsen është e bazuar në një rrugë të vështirë. Edhe tash si yll i shquar te RB Leipzigu, cilësitë e tij shpesh nënvlerësohen, ashtu sikurse në fillim të karrierës si profesionist.

Një gjigant i përulur dhe i shoqërueshëm, Poulsen, bëri debutimin e tij te RB Leipzigu në vitin 2013 pa pritje të mëdha. Danezi nuk ishte në listën e golashënuesve në fitoren 1:0 ndaj ekipit Halle në divizionin e tretë të Gjermanisë, por ky ishte fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm, të cilin e nisi prej ligave të ulëta deri në Bundesligë, e më pas edhe në Ligën e Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.

Në gjashtë vjetët e fundit, përparimi i Poulsenit si lojtar ka pasqyruar edhe përparimin e klubit, megjithatë askush nuk ka pritur që danezi të arrijë në këtë nivel kur po i bënte hapat e parë.

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

Loew sërish favorizon Neuerin para Ter Stegenit

Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew, të premten e bëri të qartë se kapiteni Manuel Neuer do të mbetet zgjidhja e parë në portë, kurse Marc-Andre ter Stegen do të jetë zëvendësueses i tij deri pas “Euro 2020”. Kohët e fundit, në Gjermani ka shpërthyer debati rreth portierit të parë të […]