Japonezët i lyejnë lopët e zeza si zebra për të parë si ndikon kjo te mizat

Press Online
Read Time42Seconds

Disa studiues japonezë vendosën që të lyenin lopët e zeza me vija të bardha si zebrat për të parë sesi ndikon kjo te mizat.

Nga studimi u vërejt se lopët me vija të bardha kishin prani më të ulët të mizave dhe pickimeve prej tyre sesa lopët e zeza.

“Në lopët e lyera me vija të bardha si zebra kafshimi nga mizat është 50 për qind krahasuar me lopët e zeza. Përveç kësaj, edhe numri i mizave që ulen mbi to është më i vogël”, thanë studiuesit.

Industria blegtorale aktualisht përdor pesticide për të mbrojtur lopët nga mizat. Sidoqoftë, ky hulumtim gjeti përfitimet e përdorimit të ngjyrave më pak toksike dhe ndoshta më të lira, si një alternative për përdorimin kimik./oranews

0 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Next Post

NASA: Në 2023-ën njerëzit zbarkojnë në Mars

NASA ka projektuar në vitin 2033 zbarkimin e parë të qenieve njerëzore në Mars. Për të zbuluar sekretet e tij, astronautët do të duhet të qëndrojnë në planetin e kuq për një kohë të gjatë dhe do të kenë nevojë për një hapësirë jetese të rehatshme dhe relaksuese. Këto muajt […]