Gjeni, mohues i gjenocidit apo të dyja bashkë

Peter Handke, shkrimtari austriak të cilit iu dorëzua çmimi “Nobel” për letërsi të martën mbrëma, së fundmi ka thënë se urrente opinionet.

“Më pëlqen letërsia”, ka thënë ai në një konferencë të nxehtë për media që u mbajt në Stokholm në fillim të muajit dhjetor. Fatkeqësisht për Handken, 77-vjeçar, shumë njerëz kanë opinione për të. Shumë e shohin si gjeni që theu kufijtë e asaj se çfarë mund të jenë romanet dhe dramat. Por shumë të tjerë kanë mendim të kundërt.

Handke është akuzuar për mohim të gjenocidit në luftërat ballkanike gjatë viteve ’90 – përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës. Më shumë se 8 mijë burra e djem myslimanë u vranë në këtë qytet. Shkrimtari austriak është kritikuar për eulogjinë në funeralin e Slobodan Milosheviqit, politikanit serb që u gjykua në Hagë për krime lufte.

Që prej 10 tetorit kur Akademia suedeze e shpalli Handken laureat të çmimit për vitin 2019, një vorbull e madhe e mbërtheu shkrimtarin.

Sasha Stanishiq, autori boshnjako-gjerman që si fëmijë iku nga lufta, ka thënë se vendimi ishte një “grusht fytyrës” për viktimat e konfliktit në Ballkan. Një “dështim moral dhe estetik” , ka shtuar Stanishiq. Nja 400 njerëz demonstruan të martën para objektit të Akademisë. Në këtë protestë kishte edhe anëtarë të kësaj akademie që zgjedh laureatët për letërsi.

4
LEXONI EDHE KËTË:  Rilindësi i lënë në harresë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *