Ish-miss Polonia do të garojë me kamion në rally

Ish-miss Polonia, Marcelona Zawadzka, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në garën rally nëpër shkretëtirën e Saharës, pasi ka kaluar testin e vozitjes së kamionit.

Prezantuesja televizive Zawadzka, 30-vjeçare, që ishte shpallur miss Polonia në vitin 2011, ka thënë se ka ëndërruar gjithmonë që të ngasë kamion.

Zawadzka – që kishte përfaqësuar Poloninë edhe në “Miss Universi” në vitin 2012 – po synon të impresionojë në garën 6.000 kilometërshe që mbahet në janar, shkruan sot Koha Ditore.

Biondina kishte kaluar testin me shkrim të vozitjes së kamionit pa gabime dhe ka kaluar edhe testin praktik, sipas raportimeve të mediave lokale.

Gara “Africa Eco” është organizuar që nga viti 2009, pasi Rally Dakar është shpërngulur në Amerikë të Jugut, për shkak të shqetësimeve nga sulmet terroriste në disa nga shtetet në Afrikë, ku organizohej gara.

Duke folur për garën që e pret, ajo ka thënë: “Unë kam ëndërruar gjatë për të ngarë kamionin dhe mora mësime disa muaj më parë. E nisa para se të më ofrohej mundësia të merrja pjesë në rally dhe duhet të shpejtohem pak”.

Gara “Africa Eco” çon nëpërmjet Marokut, Mauritanisë dhe Senegalit, ndërsa garuesit duhet të përshkojnë afro 6.000 kilometra në një shkretëtirë që nuk fal gabimet.

Gara e vitit 2020 nis në Monako, para se të kalojë nga Italia e më pas nëpërmjet trajektit për në portin maroken Tangiers.

Më pas shkon nëpër jug të Marokut dhe në shkretëtirë para se të përfundojë në kryeqendër të Senegalit, Dakar.
Zawadzka do të jetë pjesë e skuadrës polake në të cilën janë garuesit me përvojë në rallyn Paris-Dakar, Jacek Czachor dhe Marek Dabrowski, si dhe Grzegorz Baran që do ta përcjellë atë.

LEXONI EDHE KËTË:  Zbulohet pika më e thellë në Tokë

“Unë do të shikoj atë. Çdokush mund të jetë shoqërues, por ideja është që ajo të vozisë dhe të kuptojë se çfarë do të thotë rally. Ajo definitivisht do ta mbajë në mend përgjithmonë këtë përvojë”, ka thënë Baran.

15

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *