Policët e shpëtojnë drerin e bllokuar në SHBA

Përmes një litari, dy policë kanë arritur ta shpëtojnë një dre, që ishte bllokuar në akullin e një liqeni në SHBA.
Zyrtarët policorë në Wyoming të SHBA-së përdorën një litar për të shpëtuar një dre. Dreri kishte rënë në akullin e një pellgu të ngrirë.

Në videon e siguruar nga polici, shihet se si dreri has në vështirësi që të del nga uji, transmeton KTV.

Zyra e Policisë njoftoi se polici Justin Hays e pa drerin duke u përpjekur për të dalë nga uji në një pellg dhe i ofroi ndihmë.

E më pas, polici Josh Peterson u bashkua me kolegun e tij në vendin e ngjarjes dhe ata përcaktuan që akulli në pellg ishte shumë i hollë.

Polici Hays ishte në gjendje që me litar ta tërhiqte drerin mbi akull.

Policët më pas e çuan kafshën e rraskapitur në një vend më të sigurt për ta lëshuar atë larg nga uji.

6
LEXONI EDHE KËTË:  Vendi i diamanteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *