Publikohen kërkesat sistemore për PC për “Detroit: Become Human”

Më herët këtë vit, Quantic Dream paralajmëroi që tri lojëra të hershme ekskluzive të PlayStation do t’i kenë versionet e tyre PC. Heavy Rain dhe Beyond Two Souls janë tashmë në dispozicion, ndërsa këtë muaj listës i bashkohet edhe Detroit: Become Human. Demoja për lojën nuk është ende në dispozicion, por ka kërkesa të sistemit PC për titullin, raporton KitGuru.

Kërkesat minimale

OS: Windows 10 (64-bit)

CPU: Intel Core i7-3770 ose AMD FX-8350

RAM: 8 GB

GPU: Nvidia GeForce GTX 780 ose AMD Radeon HD 7950

Kërkesat e rekomanduara

OS: Windows 10 (64-bit)

CPU: Intel Core i5-8400 ose AMD Ryzen 5 1600

RAM: 16 GB

GPU: Nvidia GeForce GTX 1060 ose AMD Radeon RX 580

Në pajisjet e PC, Detroit: Become Human së pari do të publikohet përmes Epic Games Store, ndërsa loja do të jetë në dispozicion nga 12 dhjetori, shkruan KOHA Ditore. Sipas informacioneve të fundit nga Nvidia, kartela grafike RTX 2080 Ti do ta ekzekutojë lojën në konfigurimet maksimale në 4K @60fps.

LEXONI EDHE KËTË:  Anulohen të gjitha tubimet parazgjedhore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *