Taylor Swift mendon ta themelojë një shtëpi muzikore

Taylor Swift është duke menduar ta krijojë shtëpinë e saj muzikore për t’u siguruar që ajo e mban pronësinë e masterëve të saj.

Ylli është përfshirë në një mosmarrëveshje me drejtuesin Scooter Braun që kur ai e bleu shtëpinë e saj të vjetër muzikore, Big Machine, dhe së bashku me të edhe masterët e gjashtë albumeve të para të këngëtares së Shake It Off.

Derisa Taylor u përpoq t’i blinte regjistrimet nga shtëpia e saj e mëparshme muzikore, Braun nuk e pranoi këtë, dhe ajo tani planifikon t’i ri-regjistrojë gjashtë albumet e saj të para në të ardhmen e afërt, shkruan KOHA Ditore.

Duke folur për revistën Billboard pasi u shpall Femra e Dekadës nga Billboard, ajo foli për idenë e lansimit të muzikës së ardhshme në shtëpinë e saj muzikore dhe për nënshkrimin e artistëve të tjerë.

“Mendoj për këtë herë pas here, por nëse do ta bëja, do të më duhej ta bëja me gjithë energjinë time”, tha ajo për revistën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *