BE-ja kërkon zgjatje të afatit të negocimit me Britaninë për periudhën e tranzicionit

Afati i negocimit për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në mund të zgjatet, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka deklaruar se periudha e tranzicionit pas Brexit-it nuk do të zgjatet përtej 31 dhjetorit 2020.

Por, Ursula von der Leyen, së fundmi, ka thënë se të dyja palët duhej të mendonin seriozisht nëse kjo është koha e mjaftueshme për të arritur marrëveshje. Ajo tha se ishte shumë e shqetësuar me faktin se sa pak kohë është në dispozicion.

“Do të ishte e arsyeshme të vlerësohet situata në mes të vitit dhe pastaj, nëse është e nevojshme, të pajtohemi për zgjatjen e periudhës së tranzicionit”, ka thënë ndër të tjerash presidentja e Komisionit Evropian.

Javën e kaluar, deputetët britanikë e mbështetën planin e Johnsonit për t’u larguar nga BE-ja më 31 janar, i cili plan përfshinte një klauzolë të re që ia ndalonte qeverisë të zgjaste periudhën e tranzicionit përtej fundit të vitit 2020.

16
LEXONI EDHE KËTË:  Papa kërkon që vaksina për Coronavirus të shpërndahet në tërë botën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *