SHABANI: “Puna është detyrim i ynë, fjalët e tepërta janë fukarallëk”

Njerëz me nevoja të posaçme, familje me status të rrezikuar social, njerëz të pastrehë, fëmijë pa prindër etj., kanë qenë në “radarin” humanitar të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, dhe drejtorit Shabani

Si gjithmonë në fund të çdo viti çdo institucion, madje edhe çdo familje bënë rikapitulimin e vitit që shkon kalendarik dhe planet për vitin e ardhshëm. Një nga institucionet që mund të krenohet për vendosjet e rregullave të reja në punë, pa dyshim se është edhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup.

Krahas aspektit profesional të vepruarit, nga ardhja në krye të këtij institucioni të drejtorit Abdusamed Shabani është ndryshuar qasja ndaj të punësuarve, ndërkohë që është rritur kualitet dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve. “Janë bërë investime të mëdha teknike. Qasjen ndaj punëtorëve e ka ndryshuar drejtori. Kemi vendosur standard të reja të vepruarit, ndërkohë që në terren kemi qenë dhe jemi aktivë 24 orë gjithandej ku e do nevoja për shërbimet tona. Këtë vijë do ta ndjekim në vazhdimësi, pasi që ne jemi këtu për të qenë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Zenun Matnjani, shef i kabinetit të drejtorit Shabani.

Edhe pse Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup është ndërmarrje e cila është servisë i qytetarëve në mirëmbajtjen e ambientit dhe hapësirave publike, për gjatë gjithë kohës kjo ndërmarrje nuk ka reshtur së ndihmuar edhe emra të mëdhenj të sportit, kulturës e artit të cilët kanë prezantuar qytetin e Shkupit dhe kanë arritur rezultatet.

Një tjetër, segment tepër i rëndësishëm në punën e drejtorit Shabani është se ai me të marrë timonin e kësaj ndërmarrje, nga dita e parë ka qenë mbështetësi më i madh për ato që kanë nevojë për mbështetje, ka ndihmuar në shumë aktivitete humanitare, por në të shumtën e rasteve ka qenë vet ai në terren që ka kryer këtë mision të shenjtë.

LEXONI EDHE KËTË:  Mbi 260 persona nuk e kanë respektuar orën policore

Njerëz me nevoja të posaçme, familje me status të rrezikuar social, njerëz të pastrehë, fëmijë pa prindër etj., kanë qenë në “radarin” humanitar të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, dhe drejtorit Shabani. Së fundmi rast më i freskët është angazhimi i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup në ndihmë të të prekurve nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, përkatësisht në Durrës dhe rrethinë. Përveç ndihmës fizike, drejtori Shabani nis edhe disa kamion me ndihma për të prekurit e kësaj tragjedie.

Nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, thonë se sa i përket punës dhe shërbimeve në terren për qytetarëve do të vazhdojnë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë, mirëpo shprehen se shërbimet do të jenë edhe më efikase. Po ashtu, thonë se do të vazhdojë edhe modernizimi i mëtejmë i ndërmarrjes duke u pajisur me mjete modern motorike dhe aparatura tjera për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Kreu i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, ishte shumë modest dhe nuk deshi të flas shumë duke thënë se: “Puna është detyrim i ynë, fjalët e tepërta janë fukarallëk”.

Ndërkohë që me anë të fotografive u sjellim disa nga aktivitetet e Kreu të Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” të zhvilluara gjatë vitit 2019!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *