Dr Dre, muzikanti më i paguar në dekadën e fundit

Përveç listës standarde të yjeve të muzikës më të paguar të vitit, revista “Forbes” ka publikuar ​​edhe listën e muzikantëve me pagesë më të lartë të dekadës së fundit.

Në krye të listës është muzikanti që lansoi albumin e tij të fundit në vitin. Bëhet fjalë për Dr Dre. Ai vlerësohet të ketë fituar 950 milionë dollarë gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga aksionet në “Beats”, një kompani muzikore që Apple e bleu në vitin 2014 për 3 miliardë dollarë.

Taylor Swift renditet në vendin e dytë me 825 milionë dollarë, e ndjekur nga Beyonce, e cila fitoi 685 milionë dollarë. Për dallim nga Dr Dre, të dy këngëtaret kanë lansuar disa albume në dekadën e fundit dhe kanë shkuar në disa turne.

Në vendin e katërt renditet U2, falë pjesës më të madhe në turneun e tyre më 2011, duke fituar 675 milionë dollarë. Në vendin e pestë është Diddy me 605 milionë. Pasojnë Elton John (565 milionë), Jay Z (560 milionë), Paul McCartney (535 milionë), Katy Perry (530 milionë) dhe Lady Gaga (500 milionë).

16
LEXONI EDHE KËTË:  Fejzullahu paralajmëron albumin me shtatë këngë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *