Hurley pozon gjysmëlakuriqe edhe si 54-vjeçare

Aktorja Elizabeth Hurley (54) nuk ndalon së befasuari me postimet në profilin e saj në Instagram. Ajo fillimisht e postoi një video në topless, ndërsa pastaj gjatë pushimit veror shkoi një hap më tej dhe pozoi plotësisht lakuriq në pishinë.

Tani, edhe pse është dimër, aktorja ka vendosur t’ua dhurojë një milion e pesëqind mijë fansave të saj një foto të veten në mbathje të zeza dhe xhaketë vezulluese, ndërsa nën të nuk kishte fare jelekë, duke e nxjerrë kështu në pah bustin e saj të bujshëm.

“Shtëpia është e dekoruar, mysafirët kanë mbërritur, ushqimi është gati”, – u krenua ajo duke pozuar gjysmë e zhveshur, dhe duke i mbledhur kështu më shumë se katër mijë komente dhe 155 mijë pëlqime.

“Nëse e shërben kështu darkën, atëherë do të vij”, – thuhej në komente. Profili i saj në Instagram e jep përshtypjen se aktorja britanike jeton në plazh ose pranë pishinës, duke u rrezitur vazhdimisht.

Ajo e tregoi linjën e saj të përsosur, por edhe lëkurën rinore, pamjen e së cilës të gjithë e lakmojnë dhe pyesin se si është e mundur ta ketë në moshën e saj, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, aktorja këto ditë e ka zbuluar sekretin e pamjes së saj, duke deklaruar se rrugëtimi i saj rinor në fakt është rezultat i shmangies së Diellit dhe ekspozimit ndaj rrezeve të rrezikshme UV.

Ajo kohët e fundit zbuloi se e mban top formën me ushtrime dhe ushqyerje të shëndetshme, dhe e shmang konsumimin e vakteve të rënda në mbrëmje. Shumë njerëz e pyesin se si e mban linjën e dobët, çfarë bën dhe çfarë ha për të arritur rezultate të tilla.

Përveç aktrimit, Elizabeth e ka edhe një interes. Ajo dizajnon rroba banje, ndërsa që prej fillimit të biznesit ajo shpesh i promovon vetë, kështu që ndjekësit e kanë mundësinë ta shohin atë në pamje gjysmëlakuriqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *