Maqedonia ende pa regjistrim të popullësisë

Nevoja e regjistrimit të popullsisë është e qartë për të gjithë. Derisa e gjithë bota demokratike gjithnjë e më shumë e lëshojnë metodën tradicionale të regjistrimit të popullsisë dhe vendosin për regjistrime vjetore, madje edhe gjysmë vjetore, të cilat kryhen nëpërmjet kryqëzimit të të dhënave nga institucionet shtetërore, Maqedonia e Veriut thuajse 18 vjet nuk mund të organizojë regjistrim të popullsisë, njofton Portalb.mk.

Pengesë janë disa çështje, por më e madhja është mosbesimi në relevancën e të dhënave të fituara, mosbesimi në formulimin e pyetjes, por edhe mosbesimi i mënyrës për mbledhjen e të dhënave.

Mospasja e të dhënave statistikore për shoqërinë në të cilën jetojmë dhe punojmë, thjeshtë thënë, është mënjanimi i përballjes me realitetin dhe faktet e institucioneve në vend.

Në vitin 2019-të kemi hyrë me kornizë të qartë për mbajtjen e regjistrimit, kemi zbatuar regjistrim të suksesshëm provë në korrik. Gjithçka ishte bërë gati dhe na priste vetëm harmonizimi final i Ligjit për regjistrim në Kuvend për organizimin e regjistrimit të parë pas 18 viteve. Megjithatë, këtë vit e mbarojmë pa rezultat konkret për regjistrimin, pasi që zgjedhjet parlamentare e kanë shfuqizuar marrëveshjen për zbatimin regjistrimit në prill të vitit 2020, ndërkaq Ligji për regjistrim ka rënë nga agjenda kuvendore.

Dy terminë të mundshme janë për zbatimin e regjistrimit të popullsisë, i cili u anulua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është vjeshta e vitit 2020 ose prilli i vitit 2021.

Lajme të ngjashme:

Me vendim të Qeverisë, Kumanova futet në karantinë
Informacioni i minutave të fundit është se Qeveria ka vendosur që gjatë fundjavës Kumanova të vendoset në karantinë. Nga sonte në orën 21 deri ...
Angellovska: Të ruhen vendet e punës që të rifillojë ekonomia
Zaev: Koalicioni jonë do të fitojë 61 deputetë
Kreu i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev ka deklaruar sot në një konferencë për media se pret që koalicioni LSDM-BESA të merë më shumë ...
Viti 2020, qytetarët presin për jetë më të mirë
Viti i ri po vjen, por hallet vazhdojnë të mbeten të vjetra, thonë qytetarët e anketuar nga TVM2. Derisa na ndajnë vetëm dy ditë ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *