Reformohen strukturat e sigurisë, jo edhe mentaliteti

Në kornizën e reformave në shërbimet e sigurisë, pas formimit, në vitin 2018, të Agjencisë Teknike Operative, si organ që ndërmjetëson përçimin e sinjalit për përgjimet, ishte radha e formimit të Agjëncisë për Siguri Kombëtare. Ky institucion zëvendësoi Drejtorinë famëkeqe për Siguri dhe Kundërzbulim në të cilën ishin bërë përgjimet masive ilegale. Agjencia për Siguri Kombëtare u nxorr jasht kompetencave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të punësuarit e saj nuk kanë autorizime policore. Megjithatë, ASK-ja ka mënyra alternative përgjimi edhe pa ndërmjetësimin e ATO-së.

Fillimi i saj me punë u shoqërua me një sërë kritikash, sidomos për shkak të procedurës ku nuk respektuan kriteret ligjore për bartjen e të punësuarve nga ish DSK-ja. 365 ish të punësuar kaluan nga njëri institucion në tjetrin pa test poligrafi, pa test integriteti dhe pa u skualifikuar të punësuarit me lidhje të ngushtë familjare, të cilët janë të shumtë në numër.

“Duke pasur parasysh pamundësinë praktike që këto dy dispozita të zbatohet por që të njëjtat janë pjesë e punës së rregullt të Agjencisë për Siguri Kombëtare, komisioni vendosi që të rekomandojë që drejtuesit e agjencisë, zbatimin e këtyre aktivitetete ta ketë prioritet në periudhën e ardhshme- deklaroi Viktor Dimovski, drejtor i ASK-së.

Për ligjet reformuese në siguri nuk munguan as kritikat nga vetë ekzekutivët e këtyre institucioneve. Drejtori i Agjencisë Teknike-Operative, Zoran Angellovski, pranoi se aktualisht mbi institucionin e tij trupat monitorues si Komisioni i posaçëm parlamentar dhe Këshilli qytetar nuk mund të zbatojnë kontroll të vërtetë. Ligjin për ATO-në ai e quajti problematik dhe jofunksional.

“Unë si drejtoj këmbëngul që të kemi kontroll të plotë dhe të kompletuar. Jo vetëm sa urdhëra për përgjim janë realizuar por se cilat numra ndiqen, mënyrën se si ATO-ja është formatuar, a punojnë pajisjet tona në përputhje me rregullat. Ky lloj i kontrollit mungon akoma- tha Zoran Angellovski, drejtor i ATO-së- tha Zoran Angellovski, drejtor i ATO-së.

LEXONI EDHE KËTË:  Anulohet takimi i majit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Komisioni për mbikëqyrjen e masës së përgjimit në Kuvend nuk ka arritur akoma të sigurojë dy ekspertë të cilën i takojnë me ligj, për shkak se nuk ka bazë ligjore për kompensimin financiar të punës së tyre. Ndërkohë Këshilli qytetar i përbërë nga ekspertë të jashtëm pretendon se mekanizmat e tyre të mbikëqyrjes mbi këto institucione janë të limituara duke u bërë gjithmonë me ndërmjetësimin e Komisionit parlamentar.

Në kuadër të këtyre ndryshimeve në shërbimet e sigurisë, Presidenti Stevo Pendarovski në fillim të mandatit emëroi Erolld Musliun në krye të Agjencisë së zbulimit, e njohur si Agjencia e inteligjencës. Emërimi i Musliu u shoqërua me polemika dhe kundërshtime nga BDI-ja por pavarësisht kësaj, ai mbetet në funksion./alsat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *