Mbi 16 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia për tre vjet

Mbi 16 mijë kosovarë kanë heqë dorë nga shtetësia në tre vitet e fundit. Vetëm gjatë 2019-s, mbi 5.300 qytetarë, kanë ndërmarrë këtë veprim. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregojnë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme ku shumë kosovarë kanë migruar. Në kohën kur nuk ka liberalizim të vizave, pritjet për pajisje me viza, vazhdojnë të jenë të gjata. I madh është edhe numri i kosovarëve që për arsye të ndryshme, po largohen nga vendi. E disa nga ata që në kërkim të jetës më të mirë, veçse kanë lënë shtetin e tyre, po heqin dorë edhe nga shtetësia e Kosovës. Rroksana Qarri, zyrtare për informim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tregon për televizionin publik numrin e atyre gjatë tre viteve të fundit kanë kërkuar të lirohen nga shtetësia kosovare.

“Gjatë vitit 2019, nga shtetësia e Republikës së Kosovës janë liruar 5350 persona, zakonisht janë shqiptarë ata që lirohen nga shtetësia. Gjatë vitit 2018 janë liruar 5463 persona nga shtetësia e Republikës së Kosovës, ndërsa gjatë vitit 2017 numri i të liruarve nga shtetësia është 5700 persona”, tha Qarri. Të dhënat flasin se për tri vjet gjithsej 16 mijë e 513 kosovarë kanë heq dorë nga shtetësia e Kosovës. Ky numër, nëse merret për bazë regjistrimi i fundit i popullsisë, është për 1,026 më i madh se numri i përgjithshëm i dy komunave të Kosovës, Hanit të Elezit, që në vitin 2011 kishte 9,403 banorë dhe Junikut, ku u regjistruan 6,084 shtetas. Zëdhënësja Qarri tregon arsyet kryesore që po i shtyjnë kosovarët të kërkojnë të lirohen nga shtetësia. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i përgjithshëm i qytetarëve që aktualisht kanë shtetësi kosovare dhe janë gjallë, është 2 milionë e 458 mijë e 319 persona.

LEXONI EDHE KËTË:  Ambasadat e SHBA-së dhe Britanisë mirëpresin formimin e qeverisë

Lajme të ngjashme:

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Serbi
Një burrë 59-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Qendrën Klinike të Vojvodinës, ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërbaniq. “Ai e ...
Meta: Sorrat kurrë nuk do të bëhen shqiponja
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vazhduar me fushatën për pjesëmarrje sa më të madhe në tubimin që e ka thirrur për 2 mars ...
Bërnabiq: S’e di për çfarë reciprociteti flet Kurti
Asnjëherë më e qartë s’ka qenë porosia e SHBA-së siç është tani se është e domosdoshme që Prishtina të heqë takën ndaj mallrave serbe ...
Bankat komerciale të Kosovës, të gatshme t’i zbatojnë propozimet e Qeverisë
Shoqata e Bankave të Kosovës është shprehur e gatshme që të bëhen partnerë të propozimeve të Qeverisë së Kosovës në gjithë përpjekjet për tejkalimin ...
Thaçi kërkon gatishmëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *