Siriani 12-vjeçar që dëshiron të bëhet përkthyes

Me më shumë se një milion sirianë që kanë ikur në Libanin fqinj që kur kriza shpërtheu në atdheun e tyre disa vjet më parë, shumë prej refugjatëve të rinj shpresojnë se 2020-a mund të sjellë një të ardhme më të ndritshme.

Kampi i refugjatëve Abu Fares, i cili ndodhet në lindje të Libanit, është shtëpi e rreth 600 refugjatëve, nga të cilët të paktën gjysma janë fëmijë.

Për shumë nga të rinjtë, ndjekja e shkollës është bërë dëshira e tyre më e zjarrtë e vitit të ri, pasi shpresojnë të shpëtojnë nga vuajtjet e tyre, transmeton KTV.

Sidoqoftë, organizatorët e kampit thonë se në realitet pak fëmijë e kanë mundësinë për të vijuar shkollimin jashtë kampit, derisa shumica përballet me një të ardhme të pasigurt.

Kur u pyetën për dëshirat e tij të vitit të ri, 12-vjeçari Mohamad al-Saj tha se shpreson se mund të ketë mundësinë të shkollohet, në mënyrë që të mund të vazhdojë të përmbushë ëndrrat e tij.

“Unë dëshiroj të shkoj në shkollë. Dua të studioj anglisht dhe të mësoj të bëhem përkthyes,” tha ai.

Organizatorët në kamp thonë se shumë fëmijë nuk mund as të shkruajnë emrat e tyre.

Lajme të ngjashme:

Ky është shteti i vetëm në botë që i detyron edhe femrat të kryejnë ushtrinë
Në Izrael shërbimi ushtarak është i detyruar për femrat dy vite e gjysmë dhe për meshkujt tre vite, ndërsa dhjetëra persona burgosen duke u ...
Ka njerëz që duan të futen qëllimisht në burg për arsyet më të trishta!
Shumica e njerëzve përpiqen t’i shpëtojnë ligjit edhe pasi e kanë thyer atë, vetëm për të shijuar lirinë. Në disa raste, ka të tjerë ...
Kosovarët shpenzuan 649 milionë litra naftë më 2018
Gjatë vitit 2018 qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar 649 milionë litra naftë. Këtë e ka bërë të ditur në Express Intervistën në KTV, Valon ...
“Suxhuku”, qeni endacak që kujdeset për fëmijët në Gjeorgji
Ka katër emra, katër këmbë, zemër të mirë ndërsa rrugët i ka shtëpi. Kjo mund të duket një gjëegjëzë e çuditshme dhe e vështirë ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *