Merkel: Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, në dobi edhe të Unionit

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, kancelarja gjermane, Angela Merkel optimiste se në mars Këshilli Evropian do të vendosë për fillim të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në Berlin Merkel theksoi se hapja e negociatave me dy vendet do të jetë në dobi edhe të vetë Unionit.

“Për Qeverinë gjermane dua të them që përkrah qartësisht perspektivën e Shqipërisë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian. Ne duam që këto shtete të përafrohen me BE-në dhe në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian, në mars, të kemi një dakordësim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet kanë suksese të konsiderueshme, të regjistruara nga Këshilli Evropian dhe do të punojmë fort që në mars të arrijmë rezultate. Besoj që e ardhmja e këtyre dy vendeve është në Bashkimin Evropian. Kjo është edhe në interesin tonë”, -tha Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

LEXONI EDHE KËTË:  Music is Passion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *