Vonesat në formimin e Qeverisë, pasoja në agjendën e integrimit

Kosova do t’i vuajë pasojat nga mungesa e Qeverisë jo vetëm në aspektin e brendshëm, por edhe në raport me agjendën evropiane, e cila është larg së përmbushuri. Pavarësisht kësaj, diplomatët evropianë e kanë bërë të qartë se nuk do të ndërhyjnë në procesin e formimit të Qeverisë. Por një ditë më herët ata dëgjuan qëndrimet e partive që janë duke negociuar marrëveshjen e koalicionit – Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, të mërkurën ka folur për pjesëmarrjen e saj dhe ambasadorëve të QUINT-it në takimin e LVV-së dhe LDK-së, me ftesë të mandatarit për kryeministër, Albin Kurti.

“Ne vetëm kemi dëgjuar palët, por nuk kemi avokuar për një zgjidhje të veçantë në takimin e mbrëmshëm me partitë që po negociojnë arritjen e koalicionit. Nuk na takon neve të ndërhyjmë”, ka thënë Apostolova, shkruan Koha Ditore.

Por, ka shtuar se Bashkimi Evropian ka nevojë urgjente ta dijë se kush është partner i saj në Qeverinë e ardhshme të vendit.

“Është me rëndësi që ta kemi shpejt formimin e Qeverisë në funksion të implementimit të reformave në rrugën drejt integrimit”, ka theksuar Apostolova, në kuadër të pritjes së organizuar nga Ambasada kroate në Prishtinë. Ambasadorja Danijela Barisiq ka paraqitur prioritetet e Presidencës së Kroacisë në Këshillin e Bashkimit Evropian. Për Kosovën ka thënë se është kandidat potencial dhe se do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë avancimit të marrëdhënieve dhe integrimit. Sipas saj, procesi i integrimit bazohet në përmbushjen e kritereve dhe krijimin e mundësive për qytetarët e vendit. Që kjo të ndodhë, ajo ka shtuar se Kosovës i duhet një qeveri funksionale.

“Natyrisht, qytetarët e Kosovës dëshirojnë të jetojnë në një shtet të rregulluar, me prosperitet, ku respektohet sundimi i ligjit dhe ku respektohen të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile. Kjo është arsyeja thelbësore që të formohet qeveria sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të punohet në reformat e nevojshme”, ka thënë Barisiq.

LEXONI EDHE KËTË:  Borrell: BE-ja nuk po bën garë me SHBA-në në lidhje me dialogun

Lajme të ngjashme:

Thaçi: BE-ja t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duket se ai është ...
S’ka marrëveshje, LVV-LDK takohen në ditët në vijim
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pas takimit prej tre orëve të mbajtur sonte, nuk kanë arritur marrëveshjen për koalicion qeverisës. Në ambientet ...
Angazhim i shtuar amerikan për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i bindur, se nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Albin Kurti premton koordinim ...
Meta: Izraeli ta njohë sa më parë shtetin e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për gazetën izraelite “The Times of Israel”, sot deklaroi se shpreson që Izraeli ta njohë pavarësinë ...
Gjukanoviqi dhe Vuçiqi, qëndrime të kundërta për Ligjin e lirive fetare
Qëndrimet e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rreth Ligjit për liritë fetare në Mal të Zi ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *