Kamera telefoto 64MP për Galaxy S20 do të ketë përkrahje për video 8K

Sipas informacioneve më të reja, si duket sensori i kamerës 64MP S5KGW2, i cili do të përdoret si kamerë zoom në telefonat Galaxy S20 dhe S20+, nuk do të prodhojë foto të pixel-binnuara 4-në-1 prej 16MP. Në vend të kësaj, do të përdoret për kropim për të arritur foto të zoomuara, raporton GSMArena.

Tek ky informacion erdhi informatori Ice Universe, i cili pretendon se kamera do të ofrojë mbështetje për video 8K (me gjasë 8K @30fps).

Më herët e patëm mundësinë ta shohim një listë të specifikimeve, e cila sugjeron që Galaxy S20/S20+ do ta ketë opsionin për zoomim optik 3x mbi sensorin 64MP S5KGW2 (por për këtë nuk ka konfirmime zyrtare) dhe do të ketë deri në 30x zoom digjital, shkruan KOHA Ditore. Tani duket se zoomimi do të jetë i tipit “lossless” dhe do t’i nxjerrë pikselët nga sensori.

Galaxy S20 Ultra do të ketë kamerë periskop 48MP IMX586 me zoom optik 10x dhe zoom digjital deri në 100x. Telefoni gjithashtu pritet ta implementojë sensorin e ri 108MP S5KHM1.

Lajme të ngjashme:

Opozita shqiptare kundërshton idenë për një njësi zgjedhore
Partitë opozitare shqiptare janë kundër idesë për një njësi zgjedhore, por i mbështesin listat e hapura. Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se disa muaj ...
Çfarë do të thotë gjendje e jashtëzakonshme?
Gjendje e jashtezakonshme do te thote me shume mundesi per Qeverine per tu ballafaquar me koronavirusin dhe pasojat ekonomike. Sa i perket funksionimit te ...
Armata prej sot në patrullime të përbashkëta me MPB-në
Kufiri shtetëror, objektet vitale dhe pikat në zonat e krizës nga sot, së bashku me policinë, do të sigurohen nga anëtarët e Armatës së ...
Maqedoni, gjatë vitit 2018 janë dhënë 1.75 milion receta për antibiotikë
Është rritur për 30% numri i kontrolleve pediatrike nëpër Spitalet dhe ordinancat në vend krahasuar me periudhën tjetër të vitit. Thuajse të gjitha rastet ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *