Punëtorja e Muzeut që ishte bërë mbretëreshë e shqiptarëve

Gazetat e Budapestit më 26 janar të vitit 1938, njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me Mbretin e Shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43 vjeçar.

Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi këtë lajm. Kontesha 22 vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe e Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit kundrejt një pagese të vogël.

Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldine e kishin pëlqyer njëri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut.

Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldine e Shqipërisë.

Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin e të shoqit, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së Zogut, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë.

Në qershor 2002, ajo kthehet nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.

Lajme të ngjashme:

Historia e shqiptarëve që e mbrojtën Sanxhakun nga çetnikët
Lufta për mbrojtjen e Pazarit është shprehje e cila ka hyrë në histori si treguese për zhvillimet luftarake në Sanxhakun e Pazarit të Ri ...
Paris–presse (1970) / Kërkesa e shqiptarit që mori peng avionin Boeing – 707 të Panam Bejrut
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shkurt 2020 “Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 24 qershorit 1970, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me ...
“Fol serbisht e turqisht që të dukesh më i qytetëtëruar e ma i kulturum, mos fol shqip selak”, më thonin disa dikur!
“Kosovarizmi” është prodhim i sistemeve të dhunshme politike. Kombi shqiptar duke jetuar i ndarë (me dhunë) në disa sisteme te ndryshme politike, arsimore e ekonomike, ...
Gjergji, zot i Arbërisë, i dërgon përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos
“Pastaj ti na përbuzke fisin tonë dhe arbërorët na i quake bagëti: sipas zakonit tënd, ti flet me përbuzje, por duket se nuk e ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *