Organe njerëzore përfundojnë në Drislla

Mbetje mjekësore, por edhe pjesë trupi të njerëzve pas operacioneve, shiringa, fasha të përgjakura kanë përfunduar në deponinë Drislla pa asnjë trajtim të sigurisë. Inspektorët e qytetit të Shkupit gjatë kontrolleve në këtë deponi kanë hasur në qen endacakë, që ushqeheshin nga mbeturinat mjekësore rreth depove të trajtimit të mbeturinave mjekësore.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, tha se edhe më parë ka pasur njohuri për këtë rast, por vetëm sot ai vendosi të flasë publikisht. Shilegov nuk e di nëse është ky rasti i vetëm dhe sa shpesh digjen mbeturina të tilla të pa trajtuara mjekësore në Drisla. Rasti u zbulua në dhjetor nga inspektorët e Shkupit.

Ky është kamioni ku kontejneri bartet në këtë kamion për mbeturina dhe i njëjti transportohet në Drisllë. Këtë poshtë që e shihni është lëng nga gjaku i njeriut gjegjësisht mbeturina mjekësore dhe i tërë kamioni kishte derdhje të mbeturinës mjekësore. Ky kamion lëviz nëpër rrugët tona dhe nuk është dezinfektuar- deklaroi Mirosllav Bogdanovski- krye- inspektor, Shkup.

“Për mua, për punonjësit në Qytetin e Shkupit, për inspektoratin e qytetit, nuk mundet dhe nuk do të ketë kompromis me mjedisin jetësor dhe rreziqet potenciale ndaj shëndetit të njerëzve. duke pasur parasysh që trajtimi jo- përkatës i mbeturinave të rrezikshme ku bën pjesë edhe mbeturina mjekësore, mundet mes tjerash seriozisht ta rrezikojë shëndetin e njerëzve dhe të shkaktojë epidemi- tha Petre Shilegov- kryetar i Shkupit.

Përgjegjëse për përpunimin e mbeturinave mjekësore para se të dërgohen në Drislla, ka qenë kompania “Eko Klub” nga Manastiri. Selia e tyre përfaqësuese në Shkup sot nuk punonte, ndërsa përgjegjës nuk kishte as në depon, ku, sipas Shilegovit, jashtë rregullave janë përpunuar mbeturinat mjekësore.

LEXONI EDHE KËTË:  Marrëveshja e Prespës do të dominojë fushatën elektorale të 12 prillit

Mbeturinat mjekësore këtu janë grimcuar dhe me kamionë janë transportuar në deponinë e Drisllës. Kompania Eko Klub është e vendosur në ish-fabrikën MZT. Por, nga këtu nuk dhanë asnjë qëndrim zyrtar se si i përpunojnë mbeturinat mjekësore. Jo zyrtarisht, një punonjëse nuk ishte në dijeni se Qyteti i Shkupit u kishte ndaluar atyre transportimin e mbeturinave në Drislla.

Kompania ka marrë licencë të integruar A. Brenda fabrikës së mëparshme MZT ka edhe ndërmarrje ushqimore. Eko Klub mbledh mbeturinat mjekësore nga 47 institucione shëndetësore publike. Midis tyre janë Instituti i Gerentologjisë në Shkup, Instituti i Rehabilitimit në Oteshevë, Spitali Psikiatrik Demir Hisar dhe disa spitale në të gjithë vendin. Shilegov pret hetim nga Prokuroria. (alsat)

5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *