Dybala, afër të firmosë kontratë të re me Juventusin

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, është afër për të firmosur kontratë të re me Juventusin, që do ta mbajë tek ekipi italian deri në verën e vitit 2025, ka shkruar “Tuttosport” të premten.

Bëhet e ditur se negociatat janë në fazë të avancuar dhe pritet që gjatë këtij muaji, të mbyllen me sukses. Me kontratën e re, Dybalas i është ofruar pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.

Dybala, aktualisht, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. Këtë edicion, sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe ka bërë po aq asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat.

Dybala te Juventusi u transferua në vitin 2015 nga Palermo për 40 milionë euro dhe deri më tash, ka fituar katër tituj të kampionit në Serie A.

Lajme të ngjashme:

Barcelona siguron “Ronaldon e ardhshëm”, portugezin Trincao
Skuadra e Barcelonës ka siguruar shërbimet e njërit prej talenteve më të mëdha në Evropë. Barcelona, të premten, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje ...
Xhemaili do të qëndrojë 15 ditë në karantinë në Kinë
Mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili një muaj e gjysmë më parë iu bashkua klubit kinez Shenzhen FC nga Bologna. Klubi i tij ishte në fazë ...
Lirim Zendeli po i grah shpejt drejt Formulës 1
Një pilot shqiptar në Formula 1? Vështirë të besohet, por një gjë e tillë pritet të bëhet në të ardhmen. Lirim Zendeli ia ka ...
Kampioni i Evropës kërkon Rashicën
Ylli kosovar i futbollit, Milot Rashica mund të transferohet te kampioni i Evropës, Liverpooli. Kështu ka raportuar të martën mbrëma gazeta e madhe gjermane, ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *