Gio Reyna, sensacioni i radhës i Dortmundit

Këtë javë një supertalent amerikan ka dalë në skenë në futbollin gjerman dhe ai është i lindur në Sunderland.

Sensacioni Gio Reyna shënoi gol spektakolar si zëvendësues në pjesën e dytë për gjigantin gjerman Borussia Dortmund, ndërsa ekipi i tij pësoi 3:2 ndaj Werder Bremenit dhe u eliminua nga Kupa e Gjermanisë.

I riu 17-vjeçar, që krahasohet me legjendën braziliane Kaka, kaloi dy kundërshtarë para se të gjuante në këndin e epërm, duke ngritur në këmbë tifozërinë. Që nga ai moment i magjisë, tabloidet gjermane kanë shkruar për forcën e mesfushorit ofensiv.

I lindur në futboll, Reyna është i biri i legjendës së SHBA-së, Claudio Reina, që kishte shijuar periudhë të mirë në Premier League me Sunderlandin dhe Manchester Cityn. Mirëpo, kur ai ishte nëntëvjeçar familja e tij u godit nga një tragjedi, nga vdekja e vëllait të tij të madh. Kjo ndryshoi jetën e Gios përgjithmonë.

Hapat e parë

Nga një moshë e re, Reyna dukej i destinuar për karrierë në sport. Gio mori emrin sipas ish-bashkëlojtarit të Claudios te Glasgow Rangersi, Giovanni van Bronckhorst. Derisa futbolli ishte në gjakun e tij, ai pëlqente basketbollin dhe luante sporte të ndryshme.

Nisi jetën në Sunderland dhe më pas në Manchester, kur babai i tij kaloi te City. Ishte vetëm dyvjeçar. Në kohën kur Gio u bë gjashtë vjeç, Claudio lëvizi familjen për në New York për aventurën e fundit në karri erë, te New York Red Bulls para se të pensionohej.

Në karrierën e tij ai luajti 112 ndeshje për SHBA-në. Gio iu bashkua më pas akademisë së New York City FC, kur babai i tij u bë drejtor sportiv atje, duke u ngjitur kështu nëpër rangje, e shpesh duke luajtur në skuadra me lojtarë më të mëdhenj në moshë.

LEXONI EDHE KËTË:  Januzaj e Sociedadi me fitore të rëndësishme

Lajme të ngjashme:

Kthimi i madh i Tyson Furyt nisi me meçin ndaj Seferit
Me fitoren impresive ndaj Deontay Wilderit, boksieri britanik Tyson Fury ka kompletuar kthimin e jashtëzakonshëm në ring. Tri ditë më parë Fury mposhti Wilderin ...
Florian Kamberi zyrtarizohet te skuadra e Steven Gerrardit
Skuadra e Steven Gerrardit, Rangers, kanë zyrtarizuar nënshkrimin e futbollistit shqiptar, Florian Kamberi, nga skuadra Hibernian, në formë huazimi deri në fund të sezonit. Kamberi, ...
Messi: Neymar ende dëshiron të kthehet te Barcelona
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se Neymar mbetet i vendosur të rikthehet te Barcelona. Messi e mirëpret Neymarin te Barcelona duke shpresuar ...
UEFA rrit mundësitë për klubet shqiptare për t’u përfaqësuar në Evropë
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar klubet dhe opinionin sportiv shqiptar në lidhje me qarkohen më të fundit të UEFA-s, e cila informon lidhur ...
Kobe Bryant vdes në një aksident me helikopter
Legjenda amerikane e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur në një aksident me helikopter të dielën në mëngjes, raporton TMZ. Bryant ishte duke udhëtuar me tre ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *