“Kurrë s’kam menduar se do të marr kaq shumë dashuri”

“Kurrë s’kam menduar se do të marr kaq shumë dashuri” “Edhe kur të vdes do të vdes e lumtur që i takoj këtij populli. Gjithmonë jam krenare. Kënga shqipe më ka popullarizuar mua, jo unë atë, se është shumë e bukur vetvetiu”, kishte thënë Pagarusha në intervistën për “Kohën Ditore”, botuar më 7 maj të vitit 2013, në 80-vjetorin e lindjes së saj.

Në katin e dytë të një ndërtese modeste të lagjes “Ulpiana”, banesa numër 4, me shkronja ngjyrë ari mban të gdhendur emrin e pronares. Por, emri i saj nuk është familjar vetëm për banorët e lagjes. Ai i tejkalon kufijtë e botës shqiptare. E zonja e shtëpisë, kur hap derën, buzëqesh me mirësi. Rrudhat që ka në fytyrë janë dëshmi të gabuara për vitet që ka.

Zonja ka lënë pas vetes plot tetë dekada. Nëpër to përplasen sfida, triumfe, ndëshkime, dashuri e zhgënjim. E asnjë nuk ia kanë zbehur dashurinë që ka për jetën. E njëjta kishte qenë udhërrëfyese e saj, nga koha kur po sfidonte mentalitetin fanatik, deri te dita kur emri i saj do të mishërohej përjetësisht me epitetin “Bilbil i Kosovës”.

E lindur më 1933, në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo është zëri që depërtoi thellë nëpër zemrat e atyre që e donin këngën shqipe. Por, secili sukses e ka çmimin e vet. Rrugëtimi i saj jetësor është sa i bukur, aq edhe i vështirë. Në ditëlindjen e saj të 80të, në një intervistë për “Kohën Ditore”, Pagarusha kthehet mbrapa në kohë për t’i ndarë me lexuesit kujtimet më të thella, me të cilat kujtesa nuk e ka tradhtuar ende. “Baresha”, dhurata më e bukur nga Rexhoja

Mysafirët e saj janë të shpeshtë. Ajo i pret me shumë mirësi. Në një dhomë jo më të madhe se pesëmbëdhjetë metra katrorë – në të cilën bie në sy rafti me dhjetëra CD muzikore – kalon pjesën më të madhe të kohës. Derisa zbraz në filxhan kafenë turke, që në çfarëdo rrethane insiston ta bëjë vetë, psherëtin thellë, para se ta nisë rrëfimin. Njerëzit që e admirojnë janë të parët që i bien ndërmend në prag të ditëlindjes.

LEXONI EDHE KËTË:  Buka midis traditës dhe frikës nga uria

Lajme të ngjashme:

Buka midis traditës dhe frikës nga uria
Në lindje e vdekje. Në festë e zi. Për jetën e re në shtëpi gatuhet kulaçi. Buka shtrohet në sofër edhe kur shuhet një ...
Maqedonia e Veriut vendi më i kërkuar në Google lidhur me çmimin Oscar
Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të kërkuara në Google, lidhur me çmimet Oscar, pas nominimit të filmit “Honeyland” për këtë çmim. Kjo është ...
Shtatorja e Skënderbeut në Prizren vendoset më 6 maj
Pas përplasjeve për lokacionin, në nëntor të vitit të kaluar, në Prizren është vënë guri themeltar i shtatores së Skënderbeut. Fillimisht u planifikua që shtatorja ...
Historia e shqiptarëve që e mbrojtën Sanxhakun nga çetnikët
Lufta për mbrojtjen e Pazarit është shprehje e cila ka hyrë në histori si treguese për zhvillimet luftarake në Sanxhakun e Pazarit të Ri ...
“The News” i Shqipërisë me çmim në Australi hap dyer për “Oscar”
“The News” i regjisorit shqiptar Lorin Terezi ka goditur në shenjë që në premierë. E këtë ia ka dalë ta bëjë në një kontinent ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *