Indiani Gowda “thyen” rekordin e Usain Boltit në 100 metra

Një punëtor i ndërtimit nga India duket se ka arritur “të thyejë” rekordin e atletit, Usain Bolt në 100 metra, me ndihmën e dy buajve.

Srinivasa Gowda, 28, nga Karntaka, jug-perëndimi i Indisë, ishte pjesëmarrës në Kambala – një garë ku njerëzit bëjnë sprinte më shumë se 100 metra në fusha të orizit derisa mbajnë dy buaj, shkruan Daily Mail.

Image

Kujtojmë se kampioni olimpik kishte vendosur rekord botëror në vitin 2009, duke përfunduar garën në 100 metra për 9.58 sekonda, kurse Gowda raportohet të ketë përfunduar 100 metra për 9.55 sekonda, transmeton Koha.net.

Në total raportohet se ai ka përfunduar garën në distancë prej 142.4 metra për 13.62 sekonda.

Pas kësaj performance të tij, dyshohet se 28 vjeçari ka marrë ftesë për stërvitje nga ekipi kombëtar i Indisë në atletikë.

Madje, ministri indian i sportit, Kiren Rijiu ka postuar në Twitter një foto të tij duke thënë se top trajnerët e vendit duhet ta trajnojnë atë.

Lajme të ngjashme:

100 mijë dollarë nëse nuk e përdorni telefonin për një vit
Ilana Magden tregon përvojën e saj pa telefon për një vit të tërë. Jo vetëm kaq, ajo nuk përdori një tablet ose ndonjë pajisje ...
Gjykata në Britani ua kumton vendimin dy shqiptarëve – me Google Translate
Ndjekja penale ndaj dy burrave nga Shqipëria është shtyrë për shkak të një barriere gjuhësore. Dyshja, Valdet Tafhasaj dhe Fatlind Cenaj, u paraqitën të mërkurën ...
Sopranoja e karantinuar në Barcelonë i bën fqinjët e saj të qajnë duke kënduar nga ballkoni
Në kohën kur me mijëra banorë të Barcelonës janë futur në vetëkarantinë si pasojë e përhapjes së koronavirusit, një soprano vendosi t’i gëzojë shpirtrat ...
Në shtëpi ka 1271 telefona të markës “Nokia”, të gjithë funksionojnë
Jayesh Kale ka në pronësi saktësisht 1271 telefona celularë, pjesa më e madhe e të cilëve të markës “Nokia” dhe të gjithë punojnë ende. ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *