Jennifer Hudson e nderoi Kobe Bryantin me një performancë emocionuese

Yjet e njohur të skenës muzikore si, Jennifer Hudson dhe Dr Dre, e nderuan legjendën e ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant, në ngjarjen “2020 NBA All-Star Game”.

Para se të fillonte loja e basketbollit, një video-kolazh i ri muzikor i prodhuar nga reperi, Dr Dre, u shfaq para publikut të pranishëm në sallë, i shoqëruar nga muzika e hitit të tij të njohur “California Love”, transmeton Koha.net.

Më vonë, pas prezantimit nga legjenda e ekipit “Lakers”, Magic Johnson, në skenë u shfaq këngëtarja dhe aktorja Jennifer Hudson, e cila e interpretoi një version emocionues të këngës “For All We Know (We May Meet Again)”.

Në mesin e performuesve të mbrëmjes ishin edhe, Common dhe Chance The Rapper, i cili i interpretoi këngët, “No Problem” bashkë me reperin Lil Wayne, “Hot Shower” dhe “I’m the One” me dyshen DJ Khaled dhe Quavo, dhe këngën “I Was A Rock” të cilën fillimisht e kishte performuar për ikonën e boksit, Muhammad Ali.

Bryant vdiq në një aksident me helikopter më 26 janar të këtij viti, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë persona të tjerë. Kjo ngjarje tragjike i preku personalitete të shumta publike të cilët postuan mesazhe ngushëlluese në rrjetet sociale, si: Kanye West, Drake, Beyonce, Usher, Jennifer Lopez, Travis Barker dhe shumë të tjerë.

 

Lajme të ngjashme:

Ilda Bejleri rrëfen stresin që po kalon gjatë izolimit në shtëpi
Përveç luftës së përbashkët me virusin vdekjeprurës Covid-19, shumë prej nesh po përballen gjatë këtyre ditëve me ankth dhe stres për situatën e krijuar. Pikërisht ...
Dua Lipa bën thirrje për t’i ndihmuar refugjatët
Ylli ndërkombëtar i muzikës, Dua Lipa, i ka bërë thirrje fansave të saj t’i dhurojnë sa më shumë të holla Komisionit të Lartë të Kombeve të ...
“Vogue” i magjepsur me Dua Lipën, sjell videon “Mirë se vini në botën e Duas”
Dua Lipa po e jeton fantazinë e saj prej pop ylli me koleksionet më të mira të Javës së Modës në New York. Kështu shkruan ...
Dua Lipa: Isha e nderuar nga tifozët e Liverpoolit që kënduan me mua
Dua Lipa në një deklaratë për faqen zyrtare të klubit të Liverpoolit ka thënë se ndihet e nderuar që “Të Kuqtë” kishin kënduar hitet ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *