Caktohet data dhe vendi i ndeshjes Kosovë – Rusi

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll (femrat) do të luajë më 6 mars kundër Kombëtares së Rusisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “BRITA-Arena” në Wiesbaden të Gjermanisë në orën 18:00.

Hyrja për të gjithë tifozët do të jetë pa pagesë. Dardanet deri më tash kanë zhvilluar tri ndeshje kualifikuese në kuadër të Grupit A, duke realizuar dy fitore e një humbje.

Kosova arriti të mposht në shtëpi Turqinë me rezultat 2 me 0 dhe Estoninë si mysafire, 2:1, ndërsa pësoi humbje nga Sllovenia si mysafire me rezultat 0 me 5.

Gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara i ka arkëtuar edhe Rusia, derisa renditjen e kryeson Holanda me 18 pikë nga 6 ndeshje të zhvilluara, derisa Sllovenia është në pozitën e dytë me 6 pikë nga pesë ndeshje të zhvilluara.

LEXONI EDHE KËTË:  Kampioni i Evropës kërkon Rashicën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *