Messi: Neymar ende dëshiron të kthehet te Barcelona

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se Neymar mbetet i vendosur të rikthehet te Barcelona. Messi e mirëpret Neymarin te Barcelona duke shpresuar që me të skuadra katalonase do të kthehet në majë të Evropës.

Barcelona tentoi të transferonte Neymarin verën e kaluar, por dështoi përfundimisht. Por, Messi thotë se Neymar është i vendosur të rikthehet. Neymar kaloi te Parisi nga Barcelona në verën e vitit 2017 për shumë rekorde prej 222 milionë euro.
“Ai gjithmonë ka lënë të kuptohet se është penduar për atë që ka ndodhur. Ai ka bërë shumë për t’u kthyer. Neymar gjithmonë ka qenë lojtar i nivelit më të lartë dhe ndryshe nga tjerët. Është i paparashikueshëm, driblon kundërshtarët dhe shënon shumë gola. Në nivelin sportiv është një nga më të mirët në botë dhe do të pëlqeja rikthimin e tij”, ka thënë Messi në intervistë për “Mundo Deportivon” të enjten, transmeton Koha.net.

Neymar kishte formuar partneritet në sulm me Messin e Luis Suarezin, duke fituar tripletën me Barcelonën në vitin 2015.

Ai zhgënjeu tifozët dhe bashkëlojtarët me transferimin te Parisi.
“Është normale që trifozët janë ndjerë ashtu pas largimit të tij. Edhe unë u ndjeva i zhgënjyer në atë kohë, pasi tentuam ta bindnim të mos shkonte. Por, në fund ne të gjithë duam të fitojmë dhe të kemi lojtarët më të mirë dhe kështu duan edhe tifozët. Siç kam thënë, ai është një nga lojtarët më të mirë dhe na ka dhënë shumë në fushë”, ka thënë Messi.

Barcelona është një pikë prapa Real Madridit në garën për titull në La Liga, por Messi është më tepër i shqetësuar për Ligën e Kampionëve. Ai shpreson të fitojë Championsin për herë të parë që nga viti 2015.

LEXONI EDHE KËTË:  Unitedi synon Southgaten si zëvendësues të Solskjaerit

Barcelona në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve të martën do të përballet me Napolin.

“Këtë vit si ne ashtu edhe Real Madridit i ka munguar konsistenca në garë për titull, por mendoj se do të luftojmë deri në fund të stinorit. Por, nëse duam të fitojmë Ligën e Kampionëve atëherë duhet të vazhdojmë të rritemi si skuadër, pasi në formën momentale që jemi nuk besoj se do të mund të fitojmë Championsin”, ka shtuar Messi.

9

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *