Qentë mund ta detektojnë nxehtësinë përmes “sensorit” në hundë

Qentë kanë një lloj sensori me rreze infra të kuqe në majë të hundës së tyre, gjë kjo që ua mundëson detektimin e ndryshimeve të temperaturës, si në situatat kur kafshët e tjera janë afër, ka treguar një studim i fundit.

Shkencëtarët e Universitetit Lund të Suedisë dhe Universitetit Eotvos Lorand të Hungarisë kanë bërë të ditur se zbulimi mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të mënyrës se si grabitqarët zbulojnë gjahun e tyre, kur shqisat e tjera të tilla si shikimi, dëgjimi ose nuhatja, kanë probleme, raporton Koha.

Në studimin e tyre, të botuar në revistën shkencore “Scientific Reports”, të ndërlidhur me “Nature Research”, shkencëtarët zbuluan se sipërfaqja e zhveshur dhe e lagësht e lëkurës në majë të hundës së një qeni, e cila është e mbushur me mbaresa nervore, shërben në fakt si një lloj sensori me rreze infra të kuqe. “Qentë janë në gjendje që ta detektojnë rrezatimin termik që buron nga trupat e ngrohtë ose rrezatimin e dobët termik, dhe ata gjithashtu mund të drejtojnë sjelljen e tyre sipas këtij sinjali”, ka thënë Anna Balint, autore kryesore e studimit.

“Testuam nëse mund të gjejmë një zonë në tru që tregon aktivitet më të lartë, në rast se ata janë të ekspozuar ndaj një objekti më të ngrohtë sesa një objekti tjetër më të ftohtë”, ka shtuar ajo.

Skanimet e trurit treguan kësisoj rritje të aktivitetit të trurit, kur qenve u afrohen objekte që ishin më të ngrohta se gjësendet e tjera që i rrethonin. “Është e mundur që mishngrënës të tjerë të kenë shqisë të ngjashme me rreze infra të kuqe dhe kjo gjë e shton një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve grabitqare”, ka thënë Ronald Kroger, shkencëtar në Universitetin Lund.

LEXONI EDHE KËTË:  Infermieri i propozon të dashurës martesë në mënyrë të veçantë

“Strategjitë e gjuetisë së grabitqarëve duhet të rivlerësohen dhe biologjia e kafshëve grabitqare duhet të rishikohet, meqë grabitqarët arrijnë ta detektojnë nxehtësinë e trupave të tjerë”, ka shtuar ai

5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *